Klosi kthehet nga Berati për të votuar: Objektivi u përmbush, zgjedhjet u bënë në 30 qershor

  • 5 years ago
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka votuar pasditen e sotme. Pas daljes nga qendra e votimit Klosi tha se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe të ndershme. Ai tha se tashmë objektivi për realizimin e zgjedhjeve në 30 qershor është realizuar.

"Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore. Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente. Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD të mos jetë në garë, kur ti gjeni pyetini pse nuk morët pjesë në garë. Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor", tha Klosi.

Recommended