Detektivja Shkënda Lili: Meshkujt më kërkues për të punësuar detektivë privat

  • 4 years ago
Sot në emisionin ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar ?? Shkënda Lili, një detektive private e cila foli për punën e saj si detective por edhe për vështirësinë e punës së saj në periudhën e pandemisë. Ajo shprehet se gjatë kësaj periudhe është rritur numri I kërkesa për divorce.
?? Unë jam konsultuar dhe me avokatë dhe është rritur numri I kërkesave të divorcit. Tek unë telefonatat kanë filluar që muajin e parë, sepse kanë dashur të zbulojnë me kë flet partneri ose partnerja sepse gjatë gjithë kohës në telefon. Dhe për ta investiguar kuptohet ka qenë e vështirë për të bërë një investigim në terren sepse kanë qenë të mbyllur, ka dashur të bëjnë investigime të rrjeteve sociale dhe telefonave.
Ndërsa e pyetur se cila gjini ka qenë më kërkuese për të punësuar një detektivë, ajo thotë se ka pak më shumë meshkuj.
?? Të dy palet, sidomos në këtë periudhë, në këtë muaj që ka filluar liria, të dy palët kanë ardhur dhe më ka bërë përshtypje sikur ka pak më shumë meshkuj, në këtë periudhë që duan të dinë. Shumica më vijnë janë ata që janë të martuar. Më ka rezultuar që në këtë periudhë, po më vijnë dhe meshkuj për të investiguar partnerët e tyre. Femra është tjetër gjë, sepse femra e ka gjithmonë atë mikrobin dyshimit?? shprehet detektivja Shkënda Lili.

Recommended