Behgjet Pacolli ne gjyq (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Zvicra do të nisë procesin gjyqësor ndaj Behgjet Pacollit. Është një gjykatë zviceriane e cila ka deklaruar se akuzon Pacollin për qarkullim të parave të pista si dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Ky lajm është konfirmuar dhe nga avokati Pacolli për agjensinë franceze AFP. Pra pas akuzave të cilat e implikonin Pacollin në skandalin rus të fondeve të zeza tani nuk është vetëm Prokuroria ajo e cila që merr përsipër të akuzojë por është një Gjykatë e cila tani merr përsipër që të gjykojë dosjen e shumëpërfolur " Pacolli".
Biznesmeni i njohur dhe bashkëshorti i këngëtares së njohur italiane Ana Oxa vjet u përfshi në skandalin e ish Presidentit Rus ku ai u akuzua se ka financuar Boris Jelsin duke i dhënë rryshfete. Behgjet Pacolli renditet ndër njerëzit më të rëndësishëm të biznesit botëror. Vjet ndër prokurorët e çeshtjes Pacolli ka qënë dhe Karla Ponti ish Prokurore e Zvicrës e cila tashmë është në Gjykatën e Hagës.
Pra duket se tani dosja Pacolli do të hapet njëherë e mirë për të gjykuar dhe sqaruar fajësinë apo pafajësinë e biznesmenit të shumëpërfolur me origjinë shqiptare.

Gazetare: Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended