Manifestime antiraciste masive, por paqesore ne SHBA

  • 4 years ago
Më pak të dhunshme, por me shtrirje më të gjerë u zhvilluan protestat e kësaj fundjave në Shtetet e Bashkuara, për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga policia.

Qindra mijëra njerëz mbushën rrugët e metropoleve të mëdha si Uashingtoni, Nju Jorku, Çikago etj. Parulla si ?Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi? e ?Ndalni fondet për policinë? u vendosën nga protestuesit në Uashington mes tabelave të emrave të rrugëve por u shkruajtën edhe mes bulevardeve kryesore.

Manifestimet u shtrinë edhe në vende të tjera të botës. Në Bristol të Britanisë së Madhe, manifestuesit antiracizëm rrëzuan statujën e Eduard Kolstonit, tregtar skllevërish me ngjyrë i shekullit të 17. Të shumtë ishin manifestuesit që protestuan para ambasadës amerikane në Londër.

Manifestime pati edhe në Gjermani, Francë, Spanjë, e deri në Australinë e largët. Manifestimet antiraciste që morën shkas nga vrasja e George Floyd po grumbullojnë gjithnjë e më shumë njerëz anekënd globit duke u shndërruar në një tjetër ngjarje ikonë për vitin 2020.

Tv Klan