Top News – Maqedoni e Veriut/ Rriten infektimet, kthehen kufizimet

  • 4 years ago
Maqedonia e veriut po rikthen kufizimet strikte në disa qytete duke filluar nga ora 21 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit, pas një rritjeje të rasteve të reja të koronavirusit në vend. Sipas mediave vendase, numri i të infektuarve sa vjen e rritet në vend dhe vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 120 raste të reja dhe dy viktima. Ky është numri më i lartë i të prekurve nga Kovid-19. Deri më tani shifra mw e lartw ishte 107, e regjistruar kjo më 16 prill.
Edhe në ditët e shkuara, rastet e reja janë rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe janë regjistruar po ashtu viktima. Situata e krijuar bëri që komisioni për sëmundje infektive të propozojë rikthimin e kufizimeve, propozim ky që u miratua nga ana e qeverisë. Kështu, është vendosur ndalim i plotë i lëvizjes për të gjithë qytetarët në shkup dhe rrethinat e tij, në komunën e kumanovës, likovës, shtipit, tetovës si edhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc duke filluar nga nata e mbrëmshme e deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Ndërsa në qytetet e tjera, do të ndalohet qarkullimi nga ora 21 e mbrëmjes e deri në orën 5 të mëngjesit. Ndërkohë e premtja e pesë qershorit është shpallur ditë jo pune për të gjithë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedonieVeriut#TopChannel

Recommended