Top News - Spanjë, shkak një konflikt droge/ 2 shqiptarë merren peng

  • 3 years ago
Dy shqiptarë janë mbajtur peng nga një bandë trafikantësh në Valencia të Spanjës. Një prej shqiptarëve arriti të shpëtojë nga pengmarrja të shtunën e kaluar, pas 4 ditësh rrëmbimi.
Banda i akuzonte shqiptarët se janë vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në këtë zonë që ndodhi peng-marrja.
Një prej shqiptarëve theu zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë. Shqiptari tregoi më pas tek policia se ai dhe miku i tij shqiptar ishin mbajtur peng nga banda. Ata shkuan në vendin e pengmarrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhir.
Policia vërejti se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga pengmarrja u morën në pyetje. Ata do të duhet që të shprehen se çfarë raporti kanë me bandën e trafikantëve të drogës.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spain#Konflikt#TopChannel