Top News - Deklaratat e Daçiç/ BE-të mos dëmtohet pajtimi
  • 3 years ago
Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit. Kështu deklaroi të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i pyetur në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçic, ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi. ?Duhet të jetë e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve që kanë aspirata për t'u anëtarësuar në BE, se duhet të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Liderët politikë duhet të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën?, ka thënë zëdhënësi i BE-së. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar kërcënuese, për serbët që bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë. ?Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë?, ka thënë ai për një televizion në Serbi. Çështja e të pagjeturve është një nga temat për të cilën është diskutuar në takimet e fundit, të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si ?skandaloze? deklaratat e Dacic duke thënë se ato dëshmojnë se ?Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IvicaDacic#BE#TopChannel