Genc Pollo takim me demokratet e Kombinatit (13 Maj 2000)

  • 4 years ago
Koha e antimitingjeve të Ramiz Alisë dhe të komiteteve të Nanos dhe Gjinushit ka mbaruar. Askush nuk ka të drejtë të fyejë vlonjatët me rrugaçë siç bëri dhe Berisha me tubimin e demokratëve të Vlorës, me drejtues e lëvizjes reformatore të Partisë Demokratike përpara një muaji. Kështu kanë deklaruar reformatorët në takimin me demokratët e Kombinatit. Genc Pollo tha se Vlora nuk është pronë e njërit apo e tjetrit lider dhe çdo politikan ka të drejtë të bëje mbledhje apo miting me përkrahësit e vet ndërkohë që qeveria duhet të marrë masa për mbarëvajtjen e tij.
Deputetët demokratë, Xhaferri, Vejsiu, Demi dhe shumë drejtues të mëparshëm të Partisë Demokratike janë shprehur në këtë takim me kombinatasit demokratë për nevojën e bashkimit të demokratëve. Këtij qëllimi do ti shërbejë dhe tubimi i demokratëve të dekadës që do të mbahet së shpejti.
Një Parti Demokratike e re në kontratë me shqiptarët dhe në Aleancë me Perëndimin do ta çojë Shqipërinë përpara pasi të ketë larguar socialistët e korruptuar nga pushteti. Reformatorët demokratë janë shprehur se presin Kryeministrin Meta në interpelancë për të sqaruar skandalin më të fundit të thesarit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended