Top News - Faskaj fshehu shkarkimin/ Vettingu, tjetër anëtarë në SPAK

  • 4 years ago
Pas Luan Dacit vjen një tjetër kallëzim në SPAK për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të lartë të Vettingut

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, është kallëzuar penalisht në SPAK, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, pasi ka fshehur një shkarkim të saj nga detyra në vitin 1999, kur ishte gjyqtare në Lushnje.

Kallëzimi është bërë nga ish-gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra, për probleme me pasurinë. Hajrie Muçmata, në kallëzimin e saj Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t?u bërë pjesë e Vetingut.

Në padinë e bërë theksohet se ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për t?u zgjedhur anëtar i KPK apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

Muçmata thekson se Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftësi, ndaj ajo ndodhet jo vetëm në kushtet e pazgjidhshmërisë si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ka konsumuar edhe veprën penale të ?falsifikimit të dokumenteve?, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Aktualisht është pezulluar nga detyra anëtari i Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci i vënë nën akuzë për të njëjtat arsye nga SPAK, pasi ka fshur një shkarkim të mëparshëm nga sistemi I drejtësisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vettingu#SPAK#TopChannel

Recommended