Vettingu, fshehu dënimin në Itali shkarkohet gjyqtari i lartë Admir Thanza

  • 6 years ago
Edhe Admir Thanza është shkarkuar nga KPK. Anëtari i Gjykatës së Lartë ka dalë javën e kaluar para komisionit të Vettingut, ku është zbuluar një dënim surprizë i tij në Itali për vjedhje në supermarket. Dënimin, Thanza nuk e ka deklaruar në formular, ndërsa përpara KPK-së ka deklaruar se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e tij të sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza. Kësisoj, duket se gjyqtari Admir Thanza është drejt shkarkimit nga detyra.

Recommended