Veliu revolton aktivistet me videon e nënës së 15-vjeçarit:Më katastrofike, heshtja e grave deputete

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Publikimi i videos së nënës së 15 vjeçarit Sarandi Çobo nga drejtori i Policisë është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kështu shprehen dy aktivistet Elsa Ballauri dhe Sevim Arbana, të cilat e cilësojnë sjelljen e drejtorit Veliu si sjellje jo profesionale.

Ballauri: Jo profesionale, etika është pjesë e profesionit.

Arbana: Jam shumë e revoltuar sepse janë shkelur parimet bazë. Jo vetëm që rrihet dhe dhunohet keqas një minoren, por dhunohet një grua publikisht, denigrohet një grua publikisht.

Për aktivistet sjellja e funksionarit me të lartë të organizatës së policisë tregon mungesën e modestinë se drejtuesve të shtetit për të pranuar gabime dhe për të kërkuar falje.

Ballauri: Mungesa e modestisë së një zyrtari që nuk mban përgjegjësi. Duhet të mësohemi me të mbajturën përgjegjësi, të thuash më fal, e bëra gabim, nuk ishte momenti i duhur dhe vërtet u bë një shkelje nuk është aspak gabim.

Për aktivisten Arbana, nëna e 15 vjeçarit duhet të paktën të mbrohej nga deputetet të cilat ishin të pranishme në Komision.

Arbana: Më revoltuese për mua është vetë heshtja e grave parlamentare kur ai bën atë interpelenca në Kuvend dhe asnjëra nga ato nuk flet, kjo është katastrofa.

Por një ditë më pas deputetja e cila dhe e pyeti Drejtorin për dhunën ndaj 15 vjeçarit shprehet se është gjendur në një pozicion të vështirë dhe se do të reagonte në një moment të dytë.

Video e publikuar nga Ardi Veliu ku shfaqej Zaida Çobo ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, ku qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave kanë kërkuar shkarkimin apo dorëheqjen e tij.

Deri me tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Brendshme për sjelljen e Ardi Veliut në Komision e Sigurisë Kombëtare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliu-revolton-aktivistet-me-videon-e-nenes-se-15-vjecarit-me-katastrofike-heshtja-e-grave-deputete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended