Ora News - Dhuna ndaj 15 vjecarit, Veliu në krah te policëve, publikon videon e mamasë me pistoletë

  • 4 years ago
#oranews #rtvora #video
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u ka dalë në mbrojtje policëve që dhunuan 15-vjeçarin, Sarandi Çobo, dy javë më parë në zonën e Liqenit.

Veliu në Komisionin e Sigurisë publikoi një video të mamasë së djalit, e cila sipas tij ka një pistoletë në dorë, duke ngritur dyshime edhe mbi edukimin familjar të 15-vjeçarit.

Kreu i policisë për skenën e ngjarjes ka fajësuar reagimin e adoleshentit në raport me sjelljen e efektivëve të policisë.

Ardi Veliu: Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.

Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer.

Do t?ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë.?

Video e publikuar nga Veliu, ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku shumë prej qytetarëve e konsiderojnë si veprim jo të duhur për një Drejtor policie.

Në postime dhe komente qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Madje në disa prej reagimeve ngrihen pretendime se video është realizuar gjatë xhirimeve të një filmi shqiptar.

Kryepolici u pyet në Komision edhe për dhunën e policisë gjatë shembjes së Teatrit dhe në protestat që u zhvilluan më pas, por tha se uniformat blu kanë kryer detyrën në përputhje me ligjin.

Drejtori Veliu raportoi pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare për përballjen e policisë gjatë situatës së Covid-19 dhe situatës së kriminalitetit për vitin 2019.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended