Space X drejt hapësirës.../ Sot përpjekja e dytë e NASA-s

  • 4 years ago
Kompania Space X do të bëjë një përpjekje të dytë në orët në vijim për të nisur astronautët e nasa-s Doug Hurley dhe Bob Behnken në orbitë. Fluturimi i tyre drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar të mërkurën, është shtyrë për shkak të motit të keq në qendrën hapsinore Kenedi në Florida. Parashikuesit thonë ndërkohë që të shtunën, kushtet do të jenë të paparashikueshme sërish. Kjo pason shpërthimin spektakolar të premten të një prototipi të raketës në impiantin e space X në teksas. Kompania ka testuar një dizajn të ri për të ardhmen, starship. Modeli më i fundit u shkatërrua në shpërthim.
Sidoqoftë, aktiviteti në Boca Chica, afër kufirit me meksikën, është tërësisht i ndarë nga aktivitetet komerciale të spaceX me Nasan.
Ka patur një vëmendje të madhe për misionin sepse ai do të shënojë të parën herë që shba do të mund të dërgojë astronautët e saj në stacionin ndërkombëtar hapsinor nga toka amerikane që nga tërheqja e shatëllave të NASA-s në 2011. Ai është edhe mundësia e parë që agjencia hapsinore amerikane përdor një kompani private për të dërguar ekuipazhin e saj në orbitë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#TopChannel

Recommended