Ora News – Efektivja Ina Nuka drejt Turqisë për një ndërhyrje të dytë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ambasada e Turqisë ka siguruar kurimin e plotë të efektives, Ina Nuka, e cila u dëmtua rëndë në dorë në protestën e 22 nëntorit 2018. Ajo do të niset për një ndërhyrje të dytë, ndërsa pas një takimi me Ambasadorin e Turqisë u shpreh se nga ngjarja është bërë edhe më e fortë dhe se do të vazhdojë detyrën.

Efektivja, Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur me kapsollë në protestën e 22 nëntorit që u zhvillua para Kuvendit do të riniset drejt Turqisë, ku do ti nënshtrohet një operacioni të dytë.

Pas një takimi të zhvilluar me ambasadorin Yoruk, ku shoqërohej nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ajo theksoi se kjo ngjarje e ka bërë më të fortë dhe se nuk do tërhiqet nga detyra e punonjësit të policisë.

Ina Nuka: Kjo është një nga ngjarjet që më ka bërë akoma më të fortë për tu rikthyer dhe pse çfarë më rrethon apo njerëzit që mundohen të më tregojnë që më duan shumë dhe më thonë që nuk do të kthehesh, por kjo është e pamundur. Do të kthehem dhe shumë më mirë se ç'isha.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/efektivja-ina-nuka-drejt-turqise-nje-nderhyrje-te-dyte

Recommended