Fiks Fare/1500 naftëtarë rrezikojnë pensionin, Albpetroli"Do i pajisim me vërtetimin brenda afateve"

  • 4 years ago
1500 naftëtarë rrezikojnë pensionin për faj të Albpetrol. Kompania nuk lëshon vërtetimin e posaçëm ,të cilin e ka detyrim ligjor.Mungesa e këtij vërtetimi ka bërë që 1500 naftëtarë të rrezikojnë pensionin e këtij viti. Vërtetimi përmban pozicionin e punës i cili është i domosdoshëm për personat që duan të përfitojnë pensionin e parakohshëm.
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Fier tregon se në kompaninë Albpetrol janë 1500 punëtorë që presin të marrin këtë vërtetim dhe nëse nuk pajisen deri në datën 5 korrik e humbin pensionin e këtij viti. Ai thotë se Albpetrol e ka detyrim ligjor ta lëshojë këtë vërtetim për punëtorët e vetë për aq kohë sa është statusi aktiv.
Kompania Albpetrol për emisionin Fiks Fare shpjegon se për këtë çështje ka patur një ngërç për të cilin ka nisur zgjidhja dhe të gjithë personat fizik do të pajisen me vërtetimin për të përfituar pensionin e parakohshëm deri në datën 5 korrik .

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended