Ora News - Fier: Familjarët hedhin dyshime për vetëvrasjen e 51-vjeçarit në qeli

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ngjarja e djeshme në paraburgimin e Fierit ku një 51-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur, ka tronditur familjarët e tij.

Për Ora News, ata shprehen se viktima B.Z nuk kishte arsye që të ndërmerrte një akt të tillë.

Arrestimi i tij - Në shtator të 2019, 51-vjeçari është arrestuar pasi në banesë iu gjenden 1,2 kg lëndë narkotike. Mësohet se këtë sasi ai e gjeti teksa po kulloste në kodrat e fshatit.

Gjyqi - Ai kishte 8 muaj që ndodhej në paraburgimin e burgut të sigurisë së lartë në Fier dhe ditën e nesërme kishte seancën e rradhës gjyqësore.

Familjarët duan drejtësi - ''Nuk pata asnjë pikë dyshimi për të, flsinim çdo ditë në telefon. Kërkonte fishat e insulinave. Siç fliste çdo ditë, pyeste për fëmijët. Prisnim datën 26 që kishte gjyqin. Nuk kishte asnjë ditë që mos më fliste. Mos u mërzit më thoshte se do vij unë, mbaji fëmijët pranë. Unë dua të drejtën, dua provat. Më thanë njerëzit e mi se unë nuk i kisha parë lajmet në televizor. Nuk më kishte lënë pikë dyshimi'', tha bashkëshortja e tij.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/fier-familjaret-hedhin-dyshime-vetevrasjen-e-51-vjecarit-ne-qeli

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended