Ora News - Fier, i dënuari për vjedhje gjendet i varur në qeli

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Heqja e lirisë për shkak të një vepre penale duket se ka rënduar shumë psikologjikisht një 38 vjecar i cili i dha fund jetës mbrëmjes e së premtes.

Ngjarja ndodhi në burgun e Fierit ku shtetasi me iniciale A.M vuante dënimin me tre muaj burg për vjedhje. Hetimet paraprake zbuluan se i riu ka përdorur rrobat e trupit për të kryer aktin e vevarjes ndërsa në qeli jetonte vetëm.

Policia bëri me dije se 38 vjecari ishte transferuar dy ditë më parë nga Burgu i Vlorës. Ndërsa para pak ditësh i ishtë nënshtruar edhe një kontrolli shëndetësor pasi kishte shfaqur shenja depresive.

Paraprakisht dyshohet se i dënuari i ka dhënë fund jetës për shkak se nuk përballonte dot qëndrimin ne qeli, ndërsa policia dhe shërbimi për cështjet e brendshme të burgjeve kanë nisur hetimet për të hedhur dritë më ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-i-denuari-vjedhje-gjendet-i-varur-ne-qeli

Recommended