Report TV -Përgjimet nga policia pa leje prokurori, Paskal Milo: E rrezikshme, cenon demokracinë

  • 4 years ago
Dërgimi në Kuvend për shqyrtimin e projektligjit që i jep të drejtë policisë të përgjojë, survejojë, fotografojë dhe filmojë në mënyrë të fshehtë qytetarët pa autorizim të prokurorisë është bërë pjesë e diskutimit në emisionin "Repolitix" në Report Tv mes Luan Ramës dhe Paskal Milos. Në lidhje me këtë projektligj, të dy kanë mbajtur të njëjtin qëndrim se kjo prish ekuilibrat e pushteteve dhe thelbin e demokracisë. Njëzëri Rama e Milo thanë se nuk mundet që Ministria e Brendshme të marr një funksion që i takon me ligj Prokurorisë së Përgjithshme.