Incidenti i Bularatit, Paskal Milo tek '5 pyetje': Ngjarja u shfrytëzua nga opozita greke për vota

  • 6 years ago
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo?, ka folur mbi ngjarjen e Bularatit, ku një ekstremist grek u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA. Milo në fjalën e tij, u shpreh se e përjashtonte idenë e një skenari konspiracioni dhe se i përshëndeste deklaratat e të dyja qeverive, të cilat i cilësoi si korrekte. Por sipas Milos, nga kjo ngjarje ka nxituar të përfitojë opozita greke dhe sidomos partia ?Agimi i Artë?, për disa vota më tepër në zgjedhjet e ardhshme në Greqi.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë e shkaktoi incidentin e Bularatit?

Une e kam ndjekur si të gjithë shqiptarët. Nuk ka pasur asgjë të parapërgatitur. E përjashtoj idenë e skenarëve dhe konspiracioneve. Ngjarjen e Bularatit ose veprimet e atij djali që fatkeqësisht humbi jetën mund ta kenë shfrytëzuar qarqe të ndryshme politike. Në këtë atmosferë që u krijua atje është shumë e lehtë që njeriu të binte në nacionalizëm për fat të keq.

Funeralin e ndoqa kalimthi. Ngjarja vetë ishte një incident që me pak kujdes mund të shmangej. Ngjarja e tij u keqshfrytëzua. Nuk ka pasur skenar në mënyrën e veprimit të atij djalit. Por në varrim po. Ishin qarqet ekstremiste ato që përfituan. Në varrimin e tij nuk kishte vend për shfaqje të tilla. Përkundrazi u tregua një egërsi nacionaliste.

Thuhet që terroristet e njërës palë janë heronj të palës tjetër, a është ky rasti?

Jo, gjithmonë. Në Kuvend u mbajt një minutë heshtje. Rregullorja nuk e parashikon por ka patur një debat të brendshëm. Kjo ndodhi që partitë të mos humbasin vota në emër të nacionalizmit. Megjithatë dua të bëj një dallim mes qeverisë greke dhe opozitës. Janë shumë larg njëra-tjetrës. Qeveria mbajti një qëndrim korrekt. Qeveria e quajti rastin një incident. Ka shumë gjëra që dy qeveritë duhet të vazhdojnë të komunikojnë. Ndërsa qarqet ekstremiste synojnë të rriten nga fatkeqsitë e të tjerëve.

The që vrasja mund të ishte shmangur...

Është një hipotezë. Nëse djali mund të kishte dy këshilltarë që të kishin negociuar besoj se po. Megjithatë unë nuk jam ekspert. Nëse forcat tona të provokuara të mund ta mbanin rrethimin për një kohë më të gjatë.

Recommended