Top News - Avantazhi për vaksinën/ Fut në sherr SHBA dhe Francën

  • 4 years ago
Gadishmëria e gjigandit farmaceutik francez Sanofi për t`i dhënë përparësi tregut amerikan lidhur me cdo vaksinë të mundshme kundër Covid 19, ka ngjallur debate të ashpra në Francë.

Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit, Paul Hudson shkaktoi pakënaqësi me deklaratat se qeveria amerikane ? kishte të drejtën për numrin më të madh të porosive sepse po investon duke marrë përsipër rreziqe?. Kryeministri francez Edouard Philippe u përgjigj duke thënë se të gjithë kanë të drejta të njejta qasjeje ndaj vaksinës.

?Siç e ka thënë dhe presidenti Macron, një vaksinë kundër Covid-19 duhet të jetë një e mirë publike globale. Qasja e barabartë për të gjithë ndaj vaksinës, është e panegocjueshme?, tha ai.

Kreu i Sanofit paskësaj, u zotua për akses të barabartë për të gjithë. ? Dua të jem sa më i qartë me të gjithë: nuk do të ketë avantazhe të caktuara për asnjë vend? , tha Serge Weinberg për televizionin France 2.

Ai shtoi se fjalët e Hudson, janë shtrembëruar. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka theksuar se përpjekjet për gjetjen e një vaksine kundër sëmundjes që ka pushtuar globin nuk duhet të jenë subjekt I forcave të tregut. Macron pritet të takohet me krerë të Sanofit javën e ardhshme.

BE-ja insiston se të gjithë duhet të kenë qasje të barabartë ndaj vaksinës, zhvillimi i së cilës është kthyer në prioritet për një sërë laboratoresh anembanë globit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sanofi#EdouardPhilippe#TopChannel