Report TV -Në kafe me 10 persona pa distancë e pa maska, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës!

  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta nga Policia e Durrësit për shkelje të rregullave të COVID-19. E njëjta masë disiplinore, pra gjobë dhe heqje patente, është vendosur nga policia e qytetit bregdetar edhe për personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me kreun e PD-së, mes tyre Ferdinand Xhaferri dhe Arlind Boshku nën.kryetari i PD dega Durrës. Në rast të përsëritjes, Basha rrezikon burg.