Ora News - Po ecnin me shpejtësi, u hiqet patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia rrugore mesnatën e të shtunës i ka hequr patentën djalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berishës, dhe moderatorit Ermal Mamaqi. Të dy udhëtonin në makina të ndryshme rreth orës 23:00, me shpejtësi jashtë normave të lejuara, të cilët ranë në radarët e policisë.

Pas heqjes së masave kufizuese, policia rrugore i është rikthyer kontrolleve në fundjavë për drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Mesnatën te të shtunës në radarët e policisë ka rënë dhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi, të cilëve iu është hequr patenta për tejkalim shpejtësie.

Rreth orës 23:00, policia i ka konstatuar të dy duke lëvizur me makina të ndryshme në autostradën Tiranë-Elbasan me mbi 127 kilometër në orë.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy personazhet e njohura nuk kanë bërë rezistencë, por Berisha pas publikimit të lajmeve shprehet se pas shkeljes së kryer është vënë në dispozicion të zbatimit të ligjit.

Berisha: Për asnjë moment dhe në asnjë rrethane, asnjë procedure ligjore apo punonjës i rendit nuk është kundërshtuar nga unë gjate ushtrimit te detyrës. Dokumenti i kërkuar ne zbatim te ligjit është dorëzuar po ne zbatim te ligjit, pa asnjë lloj debati, kundërshtim apo refuzimi. Nëse do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave pranë qeverise do duhej te kishim një padi nga ana e policisë për kundërshtim te saj gjate ushtrimit te detyrës.

Si Mamaqit dhe Berishës do t?i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkelzen-berishes-i-heqin-patentes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended