"Delivery" po perdoret nga trafikantet | Lajme – News

  • 4 years ago
Shërbimi ?Delivery?, ai i transportit të ushqimeve me porosi nëpër shtëpi, po përdoret gjerësisht nga trafikantët për të shpërndarë droge. Alarmi jepet nga Interpol.

Në një deklarate të organizatës, thuhet se kjo është mënyra përmes të cilës grupet kriminale po mbajnë gjallë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm që gjeneron miliona Dollarë, në kushtet e bllokimit të transportit në pjesën më të madhe të globit, prej masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Substanca si kokaina, marijuana e shumë lloje të tjera drogash shpërndahen me kuti picash ose me mbështjellës të tjerë të ushqimit.

?Sasia shpërndahet sipas porosisë, e madhe apo e vogël qoftë?, thuhet në deklaratë. Dërgesat bëhen kryesisht me motoçikleta, mjetet më të përdorura këto ditë për shpërndarjen e ushqimeve, por edhe me biçikleta e automjete që qarkullojnë me autorizim të posaçëm.

Qindra raste janë konstatuar nga policitë e vendeve të ndryshme si në Spanjë, Britani të Madhe e deri në Malajzi. Interpol ka njoftuar strukturat e policive të 194 vendeve anëtare, që të gjurmojnë këtë formë të re që ndihmon kriminalitetin.

Në një deklaratë të mëhershme, Interpol paralajmëroi po ashtu se edhe trafiku ndërkombëtar i drogës, kryesisht ai i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës vijon të jetë aktiv. Droga transportohet në konteinerët e mëdhenj të mallrave që qarkullojnë me anije, përmes atyre linjave që nuk kanë pezulluar aktivitetin pavarësisht masave anti-COVID.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/