OBSH: Situata nga Covid-19 ne bote po perkeqesohet |Lajme-News

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se situata e krijuar nga koronavirusi në gjithë globin po vijon të përkeqësohet me ritme edhe më të shpejta se në nisje të pandemisë. Numri i të prekurve në gjithë globin ka arritur në 7.2 milionë, mes të cilëve mbi 409 mijë kanë ndërruar jetë.
Ekspertët e kësaj organizate bëjnë thirrje që të bëhet kujdes me lehtësimin e masave për të mos i çuar dëm arritjet e deritanishme në synimin për frenimin e përhapjes.
Konstatimi vjen, pasi të dielën, shifrat e përhapjes në gjithë globin thyen një rekord absolut prej mbi 136 mijë të infektuarish brenda 24 orëve. Problem nuk është më Europa, por Amerika Latine ku infektimet po përhapen me ritme të shpejta. Brazili i ka marrë Rusisë vendin e dytë në renditje pas Shteteve të Bashkuara me mbi 700 mijë të infektuar dhe më shumë se 37 mijë të vdekur.
Ekspertët e OBSH-së thanë po ashtu se asimptomatikët nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID-19. Sipas tyre, rastet e përhapjes së virusit prej tyre janë shumë herë më të rralla sesa prej të infektuarve.

Recommended