RTV Ora - Presidenti Meta: "Nëna" e konfliktit, mes Ramës dhe shtetit të së drejtës

  • 5 years ago
#rtvora

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" ka deklaruar se i vetmi konflikt në Shqipëri është ai mes kryeministrit Rama dhe shtetit të së drejtës.

Meta ka deklaruar se gjithmonë shumë i hapur dhe bashkëpunues me kryeministrin, me të gjitha institucionet shtetërore dhe aktorët politikë për të nxitur një qasje pozitive dhe konstruktive politike për t?u përqendruar në reformat e integrimit, si përparësi kryesore për vendin tonë.

"Përgjegjësia ndaj shtetit dhe interesi më i mirë kombëtar kanë qenë dy parimet e vetme udhëheqëse në ushtrimin e detyrës time dhe unë kurrë nuk do t?i komprometoj ato për hir të marrëdhënieve personale", është shprehur Presidenti Meta.

Intervista e Presidentit Meta

Stavros Tzimas (Gazetari): Duke lexuar deklaratat dhe intervistat Tuaja së fundi, dikush mund të kujtojë se Shqipëria ndodhet në buzë të greminës. E tillë është gjendja?

Presidenti Meta: Shqipëria është një vend modest, me një popullsi shumë të re europiane, me burime natyrore të pasura dhe e bekuar me bukuri natyrore mahnitëse. Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj.

Fatkeqësisht, prej disa kohësh Shqipëria ka qenë në qendër të lajmeve ndërkombëtare për një sërë çështjesh që lidhen me mosfunksionimin e sundimit të ligjit. Si kreu i shtetit të këtij vendi të mrekullueshëm, nuk mund të mos jem i shqetësuar për këto hapa prapa që duken sikur po përshkallëzohen në përmasa shqetësuese.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, unë mbart përgjegjësinë shtetërore për të adresuar në mënyrë të përgjegjshme çdo aspekt që na largon nga reformat dhe trajektoret tona europiane, duke pasur parasysh se ky është objektivi më unifikues dhe strategjik i popullit shqiptar.

Deklaratat e mia realiste nuk bëjnë gjë tjetër veçse e pranojnë këtë të vërtetë të trishtë, ndërsa unë vazhdoj palodhur e me vendosmëri të bëj çdo përpjekje për ta parë vendin tim që të funksionojë brenda kufijve të tij kushtetues si dhe ato të sundimit të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-kathimerini-ne-shqiperi-ka-vetem-nje-konflikt-ai-mes-rames-dhe-shtetit-te-se-drejtes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended