Kukësi si të ishte zonë e gjelbër, shtohen shumë lëvizjet e qytetarëve, zjarrfikësja ngec në trafik

  • 4 years ago
Koronavirusi nuk ndal trafikun në rrugët e qytetit të Kukësit. Ashtu si në ditët e djeshme edhe sot në Kukës janë vërejtur lëvizje të shumta të qytetarëve, si makinat në rrugë ashtu edhe njerëzit në supermarkete, dyqane, banka dhe vende të tjera, për të marrë shërbimet e nevojshme.

Për të treguar se sa të shumta ishin lëvizjet raportohet se edhe një zjarrfikëse është bllokuar në trafik gjatë mbërritjes në destinacion, në orën e testimit për emergjenca të mundshme në banka.Edhe pse Kukësi mbetet në zonat me risk, me 2 raste aktive, kufizimi i masave për Covid-19 nuk gjen zbatim. Prania e qytetareve, mbipopullimi i rrugëve, parqeve e trotuareve e tregojnë më së miri.