Report TV -Kukësi zonë e gjelbër, shefja e epidemiologjisë: Nuk duhet të ulim vigjilencën

  • 4 years ago
Qyteti i Kukësit ka dalë nga harta e kuqe e Covid-19. 18 rastet që prej 13 prillit tashmë janë shëruar plotësisht, por situata do të vijojë të monitorohet nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës, sipas së cilës nuk do të ulë vigjilencën. Shefja e epidemiologjisë Denisa Duraku, thotë se do të ndiqet hap pas hapi protokolli i pandemisë në gjurmimin e rasteve dhe kontakteve të mëparshme për ta mbajtur situatën nën kontroll.