'Lezha ofron disa lloje turizmi', Ndreu në Report TV: Po punojmë me dezinfektimin e infrastrukturën

  • 4 years ago
Kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu në një lidhje skype me Report TV tha se aktualisht në zonat turistike të qytetit si Shëngjini, Tale, Rana e Hedhun po punohet si në infrastrukturë dhe në dezinfektimin dhe pastrimin e tyre në mënyrë që të presin turistët si ata nga Kosova dhe shqiptarët në vend.

Ndreu tha se po punohet për një shëtitore të re, riparime të trotuareve, për rehabilitimin e parqeve dhe përpunimin e mbetjeve për sigurimin e një higjiene maksimale. Kreu i Bashkisë Lezhë u shpreh në Report TV se po të bëhet punimi i rërës dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.Në lidhje me paketat turistike ai shtoi se pas 15 majit do të zhvillohet një takim me operatorët turistikë të vendit por dhe ato të Kosovës në mënyrë që arrihet një bashkëpunim dhe të gjithën të gjitha mundësitë reale që mund të ofrohen gjatë këtij viti turistik, ku pandemia do të vendos kushte të reja.

Recommended