Report TV -Silva Bino: Kemi trefishuar testimet, metoda të reja për gjetjen e rasteve aktive

  • 4 years ago
Doktoreshë Silva Bino theksoi gjatë mbledhjes se është trefishuar numri i testimeve për të zbuluar rastet aktive. "Situata duket jo keq, kemi trefishuar testimet këtë muaj dhe është 5% pozivititet. Për shembull kemi nën 5%, pra 3%, një indikator që duhet ta ruajmë, prandaj po marrim masat të rrisim numrin e testimeve dhe të gjejmë rastet aktive. Po përdorim disa metodika të reja për gjetjen aktive të rasteve, duke përfshirë mjekun e familjes. Aktualisht kemi dy qytete transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja, dhe vetëm në Shkodër kemi evidentuar raste. Në zonat e gjelbra janë pa raste, pavarësisht rritjes së testimeve" tha ajo.