Kulmi i rasteve të reja në Shqipëri, sot 42 pacientë me koronavirus - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga 311 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend, 42 raste të reja kanë dalë me koronavirus. Për pasojë, numri i të infektuarve ka shkuar në total në 1341.Rastet janë konfirmuar përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se rastet e Krujës janë janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.?Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere. Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.?Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Ndërsa është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.?Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.?Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 205Shkodër 38Krujë 27Kamëz 19Durrës 14Mat 9Lushnje 6Tropojë 2Korçë 1Librazhd 1Mallakastër 1Lezhë 1Pukë 1Berat 1Ura Vajgurore 1
Recommended