Fundjava e parë me masa të lehtësuara

  • 4 years ago
Vizitorë me makina, çiklistë, alpinistë, prindër me fëmijë dhe kafshë shtëpiake. Moti i ngrohtë mbi 20 gradë i bëri qytetarët e Shkupit të shëtisin nëpër zonat e gjelbra në qytet - në Vodno dhe në parkun e qytetit. Derisa disa bëjnë rekreacion, të tjerët e shijojnë diellin e pranverës. Ajo që regjistroi kamera e Alsat-it në terren kryesisht është në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë - në raport me grupimet dhe mbajtjen e maskave.