Wake Up/ Shoqatat e turizmit: E premtja të bëhet pushim, fundjava më e gjatë

  • 4 years ago
Shoqatat e turizmit në Shqipëri i kërkojnë qeverisë që në këtë periudhë të pazakontë pushimesh të bëhet edhe e premtja pushim. Ato shprehen se propozimi i tyre vjen për shkak të vështirësisë së paprecedentë dhe situatës së pashpresë që po kalon turizmi në Shqipëri. Sipas tyre, ?qeveria nuk po e vë ujin në zjarr duke menduar se iu dha drita jeshile plazheve të hapen dhe kaq?. Ashtu si shqiptarët, edhe kosovarët pushojnë fundjavave, por fundjavat e tyre janë të gjata, nisin përgjithësisht të enjteve. Ndaj po kërkohet që edhe në Shqipëri të praktikohet fundjava e gjatë.
Ndërkohë shpresa e vetme për të mbajtur industrinë gjallë sivjet, pushuesit nga Kosova, duket se janë shumë më të paktë në numër. Përhapja e infeksionit në të dyja anët e kufirit shqiptar është bërë shqetësuese dhe duket se ka frikësuar pushuesit. Në Kosovë dhe Shqipëri së bashku numërohen me qindra të prekur nga COVID-19 dhe çdo ditë ka edhe viktima. Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit tha se fundjava e gjatë të praktikohet për periudhën 15 korrik-15 shtator dhe kjo nismë nuk dëmton asgjë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel