Report TV -Shirat e rrëmbyeshëm rrisin nivelin e lumit Lana, rrezikon të dalë nga shtrati
  • 4 years ago
Ditën e sotme kryeqyteti është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm që kanë sjellë edhe rritjen e nivelit të lumit Lana. Në vetëm 2 orë niveli i ujit është rritur shumë, por ky fenomen nuk është i ri për Tiranën, pasi çdo vit ndodh e njëjta gjë.

Nëse shirat do të vazhdojnë me këtë intensitet pas disa orësh Lana edhe mund të dalë nga shtrati dhe të sjellë përmbytje në të gjithë zonën përrreth. Shirat kanë sjellë edhe trafik në rrugët e kryeqytetit duke krijuar probleme në qarkullim.