Sllovaki, zgjedhjet parlamentare/ Votimi nën hijen e një vrasjeje

  • 4 years ago
Në Sllovaki po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, rezultati varet shumë nga kujtimi i një vrasjeje që e tronditi vendin nga themelet. ?Dua t?u lutem vetëm për diçka: Merrni pjesë në votime dhe vendosni me mendje e zemër?, tha Jozef Kuciak gjatë një demonstrate në Bratislavë në 21 shkurt, dita, kur u mbushën dy vjet nga vrasja e djalit të tij, Jan dhe të fejuarës, Kusnirova.


Të dy u ekzekutuan sepse Jan, gazetar investigativ i portalit ?Aktuality.sk? kishte zbuluar fijet mafioze të sipërmarrjeve sllovake. Sipërmarrësi dhe multimilioneri, Marian Kocner u akuzua se shkurtin e 2018-tës kishte autorizuar eleminimin e reporterit. ?Kjo vrasje e ndryshoi në themel Sllovakinë?, tha presidenti i Institutit për Çështjet Publike?, IVO, Grigorij Mese?nikov për Deutsche Wellen. ?Në kuadër të hetimeve, u bë e qartë, se sa ishte infiltruar mafia në organet e shtetit. Askush nuk dint eta thoshte sesi Kocner, ia doli të krijonte lidhje të forta në gjykata, prokurori e qeveri,? shprehet Mese?nikov .

Vrasja e Kuciak solli një valë protestash. Iniciativa ?Për një Sllovaki të ndershme?, këmbëngul se partia qeverisëse Smer SD krijoi atmosferën që mundësoi një vrasje të tillë. Ata duan të pengojnë që kjo parti të qeverisë në të ardhmen. ?Rezultatet e hetimeve ishin tronditëse dhe i ndikuan shumë njerëzit. Ky ndryshim duhet të duket në zgjedhje?, thotë Mese?nikov. Sipas sondazheve, partia Smer e ish-kryeministrit, Robert Fico ndodhet në vendin e parë mes 8 grupimeve, megjithatë ajo mund të marrë vetëm 32 vende nga 76 që duhen për të qeverisur, dhe ndërkohë, asnjë parti tjetër nuk dëshiron të bëjë koalicion me të.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ZgjedhjetParlamentare#Slovakia#TopChannel