Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës bëhen bashkë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

  • 4 years ago
TIRANE- Përfaqësuesit politikë nga partitë shqiptare të Luginës së Preshevës do të bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Ky bashkim u prezantua ditën e sotme nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili priti në një takim, në Tiranë këta aktorë politikë.

Cakaj shpjegoi se kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet ?Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar?. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Recommended