Përkeqësohet bilanci/ Koronavirusi vret një tjetër person në Itali

  • 4 years ago
Itali- Koronavirusi ka vrarë personin e shtatë në Italinë fqinje.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima është një 62-vjeçar i cili prej ditësh ishte i infektuar nga virusi vdekjeprurës, ndërsa sot ai nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur betejën me jetën. Pacienti ishte transferuar në spitalin Sant?Anna në Como gjatë fundjavës së shkuar. Ai ishte banor i Castigliones d?Adda. Sipas medieve italiane viktima vuante edhe nga një sëmundje e rëndë kronike nga e kaluar.

Ndërkohë numri i të prekurve nga koranavirusi në Itali përllogaritet të jetë në 230, ndërsa ky bilanc përkeqësohet nga minuta në minutë.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneto-n, Emilia Romagna-n, Piemonte-n dhe Lazio-n.

Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur; metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Vo, në Veneto, kanë nisur kontrollet nëpër rrugë. Brenda dhe jashte aeroporteve, kontrollet jane te shumta ndërkohë që në aeroportin e Fierences është e pranishme edhe ushtria.

Shumë qytetarë i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime në rast emergjence duke i lënë raftet atje, thuajse të zbrazura. Në Lion ndërkohë është bllokuar një autobus nga Italia ndërsa në Mauricius, është ndaluar zbarkimi i italianëve nga zonat e rrezikut, ndërsa gjithnjë e më shumë po diskutohet tani për pezullimin e Shengenit. Austria, një ditë më parë bllokoi kufijtë me Italinë ndërsa Franca dhe Zvicra thanë se për momentin nuk do të ndiqnin këtë shembull.

Nisur nga zhvillimet në Itali, një mision i përbashkët i BE dhe OBSH do të mbërrijë në vend ndërkohë që komisioni evropian ka akorduar 230 milionë euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel