Policia dhunon nje tjeter person te prangosur |Lajme-News

  • 4 years ago
Ky është momenti kur një efektiv policie godet me grusht një person të prangosur.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Gjithçka ka ndodhur në momentin e ndalimit të dy personave në Tiranë.
Siç duket edhe nga pamjet forca të shumta të ?Shqiponjave? dhe policisë së rendit kanë ndaluar 2 të rinj dhe përpara se ti fusin në makinë njëri prej uniformave blu godet disa herë me grusht në fytyrë njërin prej të ndaluarve i cili është i prangosur me duart nga pas.
Pas publikimit të pamjeve, në një deklaratë zyrtare policia e shtetit tha se ka bërë pezullimin nga detyra të 2 efektivëve dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.
Policia thotë se 2 personat nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar dhe tentuan të godasin me automjet punonjësit e Patrullës, duke iu rrezikuar jetën. Gjatë ndalimit Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.
Por dhuna gjatë ndalimit të qytetarëve është një rast i përsëritur te forcat e rendit. Pak kohë më parë shkaktoi mjaft reagime rasti i dhunimit të një 15-vjeçari që kishte thyer karantinën. Kjo u pasua edhe nga skandali që shkaktoi deklarata e kreut të policisë së shtetit Ardi Veliu për nënën e të riut. Për shkak të reagimeve të shumta Veliu u detyrua t?i kërkojë falje asaj.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/