Ora News - A do të anulohet Kongresi i PS prej koronavirusit? Taulant Balla: Jemi shtet normal

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Taulant Balla la të kuptohet se Partia Socialiste nuk do ta anulojë mbajtjen e Kongresit, parashikuar të mbahet nga data 28 shkurt deri në 1 mars. I pyetur nga gazetarët nëse në rast të përhapjes së koronavirusit do të merrej një vendim i tillë, Balla nuk dha një përgjigje direkte, por tha se situata nuk është për panik dhe do të ndiqen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Taulant Balla: Së pari më lejoni të them që Shqipëri është një shtetet normal. Ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat shumë më parë se ky virus të afrohej në Europë. Nuk ka aspak hapësirë për panik, gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Kongresi i PS do zhvillohet sipas axhendës së parashikuar. Për çdo lloj mase tjetër jo vetëm ne por kushdotjetër duhet të ndjek protokollin e masave të MSH.

Dua të them dy fjalë për kundrejt gjithkujt, ndër ta personazhi më negativ mbetet Sali Berisha, që sa herë që ka një fatkeqësi, merr përsipër të shpërndajë lajme alarmuese. Ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla. Nuk ndodh asgjëkundi, as në Itali, keni në Itali opozitën italiane të bëjë këtë sjellje të paturpshme, që bën ky individ i caktuar brenda opozitës. Qeveria po zbaton në mënyrë strikte protokollin e masave të OBSH.

Dua t`i them çdo qytetari shqiptar, anashkaloni lajmet e rreme. Ajo që dua t`ju them është se nuk ka vend për panik. Sa kohë që konfirmohet se Shqipëria nuk është e prekur nga ky virus... dua të përshëndes dhe ministren e Arsimit për reagimin ndaj një shkolle që mori një hap të paligjshëm. Në ditët në vijim gjërat edhe ky panik do qetësohet.

Tre ditë Kongres: Më tej, duke folur për Kongresin, Balla mohoi që zgjatja për tre ditë e Kongresit është ?tregim force? ndaj Presidentit. Ai tha se gjithçka është paravendosur që në vitin 2019, por u anulua për shkak të tërmetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/do-te-anulohet-kongresi-i-ps-koronavirusin-taulant-balla-jemi-shtet-normal

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended