Emrat tek pasardhësit, ekspertët: Vendosni emra shqiptarë, nuk e kuptojmë se në cilin shtet jemi

  • 5 years ago
#rtvora

Shqiptarët duket se janë një ndër popujt që ndikohen më së shumti nga faktorët politik dhe historik në vendosjen e emrave tek fëmijët e tyre. Në një vëzhgim të emrave të vendosur ndër vite rezulton se në vitet 1900 deri në vitin 1940 emrat më të përdorur ishin Fatime, Hajrie, Marie, Sanie dhe Skënder, me prejardhje turke.

"Ndikimet e pushtimit osman në Shqipëri kanë lënë një ndikim shumë të fortë në emrat të cilët i ndjejmë edhe sot. Edhe gjatë kohës së pushtimit në Shqipëri ka pasur çudi më të madhe emra që janë lidhur me sundimtarë të caktuar. Përshembull në Shqipëri ka pasur nga viti '43 shumë nëna që kanë vënë emrin Hitler dhe pastaj e kanë kthyer Hito kur ra Hitleri dhe pastaj e kanë kthyer Tito."

Më pas izolimi në diktaturë solli unifikim të emrave të fëmijëve në bazë të emrave që lejoheshin të përdoreshin.

"Atëherë ka pasur një libër, një libër që ka qënë doktrinar, një libër që ka qënë i detyrueshëm në Gjendjen Civile dhe për të vendosur emrin e një fëmije do të hapje fletët e atij libri, ku mund të gjeje emra shqiptarë, siç është i imi, Gëzim, Dëshira, Dashuri. "

Por gjatë viteve të fundit, emrat më të preferuar janë Noel, Amelia, Ajla, Aron, Aria, Joel dhe Roan, të frymëzuar nga personazhet e huaja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/emrat-tek-pasardhesit-ekspertet-vendosni-emra-shqiptare-nuk-e-kuptojme-se-ne-cilin-shtet-jemi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended