Aurela Gaçe tregon kujt i kushtohet kenga e re

  • 4 years ago
Për emsionin ?Jo vetëm modë?, në TV Klan, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka treguar mjaft të pathëna lidhur me projektin e saj më të fundit muzikor, ?VETEN DUA GJALLË?.

Kjo këngë është pjesë e albimit të ri për të cilin këngëtarja po punon prej kohësh, por ?VETEN DUA GJALLË? ka qenë projekti më impenjativ i saj. I konceptuar si një film i shkurtër, video muzikore ka si protagonist krahas Aurelës, aktorin Gert Ferra në rolin e bashkëshortit dhunues.

Për të realizuar videon e këngës janë dashur muaj të tërë, që nga krijimi i konceptit të saj, deri tek xhirimi i pesë skenave të ndryshme, të cilat përkuan me ditët më të ftohta të vitit.

Kënga përcjell një mesazh të fuqishëm dhe Aurela shprehet se çdo grua nuk duhet të heshtë përballë dhunës psikologjike apo fizike, por duhet ta dojë veten e saj dhe ta vlerësojë atë.

Më tej, këngëtarja tregon se kjo këngë i dedikohet kushërirës së saj, e cila mbas një martese të gjatë me dy fëmijë dhe mbas një dhune të vazhdueshme nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Pavarësisht ndihmës nga ana e familjes, ajo humbi jetën.

Recommended