Aurela Gaçe tregon me ke po bashkepunon per albumin e ri
  • 4 years ago
Ajo është një ndër këngëtaret më energjike të skenës së muzikës tonë dhe po ashtu më e dashura për publikun. Ka një adrenalinë të jashtëzakonshme që arrin ta përçojë edhe tek publiku. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila këtë pasdite ishte e ftuar në programin ?Rudina?, në TV Klan.
Këngëtarja në 21 Shkurt 2020 ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të ri me titull ?Veten dua Gjallë?. Kënga përcjell një mesazh të fuqishëm dhe Aurela shprehet se çdo grua nuk duhet të heshtë përballë dhunës psikologjike apo fizike, por duhet ta dojë veten e saj dhe ta vlerësojë atë.
Ky këngë është pjesë e albumit të ri nga Gaçe, për të cilin ajo është ende duke punuar.
Recommended