Vuçiç: Fjalimi i Kurtit i ndyrë dhe i neveritshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV President i serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me deklaratat e Albin Kurtit në konferencën e Mynihut.Kreu i shtetit serb tha gjatë një interviste televizive në Beograd, se kishte pasur një takim me Albin Kurtin në Bruksel për herë të parë, por ata nuk kishin diskutuar për asgjë. Vuçiç nënvizoi se fjalimi i Kurtit ishte poshtërues kundrejt vendit të tij.ALEKSANDAR VUÇIÇPRESIDENT I SERBISEFjalimi i tij që ishte jashtëzakonisht i ndyrë, një deklaratë e neveritshme kundër Serbisë me trillimet më të këqija.Sipas presidentit serb pas vendimit të Ramush Haradinajt për vendosjen e taksës 100 përqind fshihet një shtet i madh europian por ai nuk preferoi të zbulonte me shumë detaje.ALEKSANDAR VUÇIÇPRESIDENT I SERBISENjë vend i madh, i rëndësishëm dhe i fuqishëm evropian i ka kërkuar Prishtinës të vendos taksën me qëllim që Serbia të dalë nga dialogu, i cili në ato momente po shkonte drejt një zgjidhjeje kompromisi. Unë nuk e dija asokohe, tashmë i di të gjitha.Duke folur për kufirin me Kosovën, presidenti Aleksander Vuçiç u shpreh se Serbia kishte humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën.

Recommended