Sheshel dhe Vuçiç për të ardhmen e Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i radikalëve në Serbi, Vojisllav Sheshel mbajti mitingun e parë në Beograd, pas kthimit nga Gjykata e Hagës, ku sërish sulmoi ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt, Presidentin Tomisllav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksandër Vuçiç. Sheshel, para tre mijë mbështetësish, i akuzoi krerët e shtetit për tradhti ndaj Serbisë.Vojisllav Sheshel tha se: ?Tomisllav Nikoliç dhe Aleksandër Vuçiç tradhtuan Serbinë, në këmbim të pushtetit dhe parave. Është koha që ata ta paguajnë këtë. Ne nuk do të presim deri në fund të mandatit. Zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm. Ne do t?i mposhtim me argumentet tona kombëtare, ekonomike dhe sociale.?Edhe më herët, gjatë fjalimit që mbajti pas kthimit nga Haga, Sheshel akuzoi Nikoliç dhe Vuçiç. Madje ai e cilësoi farsë zemërimin e kryeministrit, kur homologu i tij Rama i përmendi Kosovën. Sheshel tha se Vuçiç e ka pranuar realitetin në Kosovë, në momentin që po bashkëpunon me BE-në.Megjithatë, kryeministri serb, duke komentuar qëndrimet e ish-shefit të tij, Sheshel, tha se populli serb ka ndryshuar dhe nuk është më ai si në vitet ?90.