U martua me gruan e divorcuar me nje femije: Me jeten time nuk ka pune njeri

  • 4 years ago
Një 35-vjeçare nga qyteti i Beratit ka rrëfyer në programin ?Historia ime?, në Tv Klan, divorcin e saj nga ish-bashkëshorti i parë me të cilin ka edhe një djalë, sot 15 vjeç.
Eliona Xhema ka rrëfyer se pas ndarjes, ajo krijoi një familje të re dhe është shumë e lumtur me bashkëshortin aktual, me të cilin ka edhe 3 fëmijë të tjerë. Artan Xhema, i cili i ftuar në studio ka rrëfyer se për të nuk ishte aspak problem që të martohej me një grua të divorcuar dhe që kishte një fëmijë. Për të,djali i saj është njësoj si fëmijët e tjerë që ata kanë sëbashku dhe nuk bën asnjë diferencim mes tyre.
Në studio, ata kanë treguar se djali Sokoli nuk do të takojë babanë e tij biologjik.

Recommended