Aksident në Korçë/ Humbin jetën dy gra, një fëmijë rëndë! Pranga shoferit, pasi iku nga vendngjarja
  • 5 years ago
Aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën 2 gra, e ndërsa një fëmijë është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin Korçë-Kapshticë. Mjeti në të cilin po udhëtonin viktimat është përplasur nga një tjetër automjet. Mësohet se ai është larguar nga vendngjarja, por është kapur nga uniformat blu disa metra më tutje.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe as i shkaktarit të aksidentit.

Report Tv sjell foto nga vendngjarja.
Recommended