Akuzohej për ryshfet, Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë

  • 4 years ago
Prodhuesi evropian i avionëve Airbus SE ka marrë një gjobë prej 3.9 miliardë dollarë pasi akuzohej për ryshfet si dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armëve.


Ishte Departamenti Amerikan i Drejtësisë që dha këtë njoftim të premten për këtë gjobë që do të paguajë prodhuesi i avionëve te autoritetet në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Francë.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi marrëveshjen si ?zgjidhja më e madhe globale e ryshfeteve të huaja deri më tani?.

?Airbus u angazhua në një skemë shumëvjeçare dhe masive për të forcuar në mënyrë korruptive interesat e saj të biznesit duke paguar ryshfete në Kinë dhe vendet e tjera dhe duke i fshehur ato ryshfete,? tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brian A. Benczkowski i Divizionit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë.

Si pjesë e marrëveshjes, Airbus do t?i paguajë afro 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane, 2.29 miliardë dollarë autoriteteve në Francë dhe më shumë se 1 miliard dollarë Zyrës për Mashtrime të Rënda të Britanisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Airbus#TopChannel

Recommended