Report TV -Bashkitë dyfishojnë shpenzimet në 9 muaj të 2019! Tirana e para në mbledhjen e taksave

  • 4 years ago
Në 9 muaj të 2019 të ardhurat e pushtetit vendor nga burimet e tyre(si taksat vendore, apo taksa e ndikimit në infrastrukturë) kanë arritur në nivelin e 20.7 miliardë lekë me një rritje 20.5% në terma vjetor, krahasuar me 2018. Në këtë rritje ndikimin me të madh e kanë pasur të ardhurat nga bashkia e Tiranës. Rreth 33.5% e totalit të buxhetit të gjithë bashkive është siguruar nga burimet vendore taksa dhe tarifa. Sipas raportit të financave vendore për 9-mujorin 2019, bashkia e Tiranës mbledh mbi 60% të të ardhurave nga taksat në rang kombëtar. Pra ndikimin më të madh në përmirësimin e e të ardhurave e ka dhënë mbledhshmëria e lartë e taksave në kryeqytet. Pas Tiranës renditet Durrësi me 4.9% dhe Lezha me 3.5%.

Recommended