Deputeti grek grisi flamurin, reagon ministri turk: Duhet t`i njohin kufijtë e tyre
  • 4 years ago
Gjatë një debati të zjarrtë mbi emigracionin, eurodeputeti grek Ioannis Lagos grisi në sytë e të gjithëve flamurin turk.


Shkak i zemëratës së Lagos, që ka qenë më parë anëtar i Parlamentit Grek për partinë e ekstremit të djathtë të Agimit të Artë, u bënë deklaratat mbi situatën humanitare në ishujt grekë.

?Ne nuk dëgjojmë askënd të flasë për situatën e qytetarëve grekë. Të gjithë flasin për emigrantët. Po për të drejtat e qytetarëve grekë?, ka thënë ligjvënësi grek qartazi i zemëruar. Ai doli me pretendimin se 70% e grekëve janë kundër emigracionit të paligjshëm dhe se po sulmohen nga emigrantët. ? Ndërsa nga ana tjetër, kemi Turqinë që bën çfarë të dojë?, ka shtuar ai, duke grisur një letër që paraqiste flamurin turk, të cilën më pas e ka shtypur dhe me këmbë.

Eurodeputeti grek theksoi se Ankaraja duhet t`i japë fund, fluksit të emigrantëve, sic ka rënë dakort me BE-në. Madje ai pretendoi se Turqia po i lejon qëllimisht njerëzit që të nisen drejt Greqisë së përballur me ankesa e protesta mbi trajtimin që po u bëhet refugjatëve. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavu?o?lu dhe raportuesi për Turqinë ne Parlamentin Europian, Nacho Sanchez Amor, e dënuan me forcë veprimin e Lagosit.? Fëmijët e hazdisur dhe racist të Europës duhet t`i njohin kufijtë e tyre?, tha Cavusoglu.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqi#TopChannel
Recommended