Lëvizja 'Djemtë e Labërisë' djeg flamurin Vorio-Epirit, ultimatum: Hiqni lapidarin e ushtarit grek

  • 4 years ago
KËLCYRË- Lëvizja patriotike "Djemtë e Labërisë" kanë djegur flamurin e Vorio Epirit në varrezat e Këlcyrës, ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në  luftës Italo- Greke.

Kreu i kësaj lëvizjeje, Florijan Canaj ka lëshuar ultimatum autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë për të hequr lapidarin në Qafën e Kiçokut që përkujton gjeneralin Dhimitris, të rënë në luftën  Italo- Greke.Ndërkohë, gazetari i report Tv, Piro Nase raporton se kjo lëvizje ka paralajmëruar një protestë para konsullatës greke në Gjirokastër në ditët në vijim.