Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek

  • 5 years ago
Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi teksa po shkonin në ceremoninë e të 40-ave për Kaçifasin , në Bularat,u ndaluan me një armë në makinën e tyre. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për deputetin e pavarur Nikolas Nikola dhe policin Marios Gogolos.

Policit 35-vjeçar, banues në Igumenicë të Greqisë, i është sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë dhe për këtë arsye është arrestuar. Ndërsa deputeti grek u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë.

Një tjetër polic u ndalua dhe u shpall ?non-grata? në ditën e varrimit të Kaçifas. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ishte polic i burgu në Greqi dhe në momentin e ndalimit iu arrestua edhe një maskë-kapuç.

Recommended